Sot ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës – Zvicra kërkon kualifikimin ndaj Serbisë

Sot do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës.
Teksa disa prej emrave më të mëdhenj në futbollin e kombëtareve tashmë e kanë siguruar kualifikimin, të njëjtën gjë do të tentojë edhe Zvicra, që përballë do ta ketë Serbinë, transmeton lajmi.net.

Granit Xhaka me shokë do ta synojnë “deja vu”-në e katër viteve më parë, kur i mposhtën pikërisht serbët me rezultat 1-2.

Kjo përballje do të luhet në orën 20:00 dhe, pa dyshim, do të jetë më e rëndësishmja e mbrëmjes.

Në po të njëjtën kohë luan edhe Brazili që përballë do ta ketë Kamerunin i cili tashmë llogaritet i eliminuar.

Pak më herët, në orën 16:00, Portugalia ka punë me Korenë Jugore dhe Urguaji me Ganën.