Ndonëse po diskutohen ide të ndryshme në lidhje me atë se sa klube do të marrin pjesë në Kupën e Botës të edicionit të ardhshëm, ende nuk është vendosur saktësisht në lidhje me këtë çështje.
Gjithsesi, sipas mediumit prestigjioz britanik, The Guardian, shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, po mendon që të ketë zgjatim të listës së kombëtareve pjesëmarrëse edhe për 16 vende.
Deri më tani kanë marrë pjesë vetëm tetë grupe, teksa tash e tutje po mendohet të marrin pjesë edhe katër të tjera, pra në total 12.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi në raport me këtë çështje.