Sot është 75 vjetori i masakrimit të kërçovarëve te “Gështenjat”

Ilmi Veliu

Mefail Zajazn e lajmëruan se kishte arritur Brigada e IV Shqiptare e komanduar nga Nafi Sulejmani, Hamdin Dema e Nexhat Agolli dhe kërkonte te hynte në Kërçovë. Në takimin me këta komandanta të nënës Shqipëri, Mefail Zajazi e Xhemë Gostivari u thane se ,,Ne jimi betuar që këta toka mos të ja dorzojmë sllavit dhe ju jini te bitë e nënës Shqipëri. Pra të gjitha tokat tona ju qofshin me shendet. Besojmë se ju do ta mbroni nga sllavi popullatën tonë shqiptare e cila ka hiekur shumë nga serbi, bugari e malazezi….Për hajr ju qoftë rruga që kini nisur…..,,
Spiunët e Sërbisë; Dushan Mugosha, Milladin Popoviq e Tempo e kishin bindur Enver Hoxhën që të lëshonte një brigadë shqiptare e cila me flamurin kuq e zi do të mundeshte të hynte në Kërçovë e pastaj ne Gostivar-Tetovë e Shkup,se tjetër këmbë njeriu nuk kishte mundësi ti shkelte këto troje shqiptare të mbrojtura nga Mefail Zajazi e Xhemë Gostivari me shokë. Brigada shqiptare pasi hyni në Kërçovë,vazhdoi rrugën drejt Gostivarit. Popullata vëndase e Kërçovës me rrethinë mbeti e pa mbrojtur. Partizanët e Tiros të fshehur në male përreth hynë nëpër fshatrat shqiptare dhe filluan te vrsinin gra,fëmijë e pleqë. Numër i madh i popullates ikën drejt Gostivarit. Brigada e IV Shqiptare, nga Gostivari vazhdoj per ne Tetovë. Edhe Gostivari me rrethinë u rrethua nga partizanët e Titos e Milladinit. Në fshatin Vrapçishtë edhe sot eshte gropa ku u vranë dhe u mbuluan mbi 50 burra,gra e fëmijë që kishin ikur nga fshatrat e Kërçovës dhe ishin fshehur te disa familje ne Vrapçishtë.

Disa njerëz që kishin shpëtuar gjallë i këthejnë nga Gostivvari dhe disa te tjerë që i kishin zënë dhe tubuar nëpër fshatrat e Kerçovës,i derguan dhe i burgosën te xhamija e Zajazit. Ata e kishin pasur ne plan qe te gjithë ti pushkatonin në Zabel te Zajazit, por për fatin e tyre arrin aty nje oficer shqiptar i Zajazit-Mefmet Liman Hoxha dhe nuk lejon qe ata te pushkatohen. Ky ishte edhe shkaku qe ate më vanë,partizanët e vranë në pusi me gjithë Rexhë Rushitin dhe fajin ja ngjitën Mefailit. Nga xhamija e Zajazit, te zenit rob, i dergojnë në Kërçovë dhe i burgosin te kazerma q qytetit e cila ishte ndertuar nga Serbija ne vitin 1927. Aty ndejtën deri më 15 marst të vitit 1945. Pas mesnate,i nxjerrin nga kazerma dhe nga kater vetë të lidhurdorë për dore, i dergojnë te një kodrinë në perëndim të Kërçovës,e m,bjellur me geshtenja eku sot eshte stacioni elektrik i Kërçvës. Gropa kishte qenë e përgatitur që më herët. Nuk dihet numri i saktë por një njeri i vetëm qe kishte shpëtuar nga ky masakër, Shehiu i Rushanit nga Zajazi, tregonte se kan qenë mbi 120 veta. Ja disa emra qe kimi mundur ti mbëledhim në terren e që u pushkatuan para 75 vitesh te Geshtaenjat mbi Kërçovë; Halim Mangupi, Isa Vishi, Abidin Dago, Abdulla Shehu, Halit Beshku, Halim Dokle, Kamerr Dokle, Zenko Dokle, Asan Saliu, Ajro Rushiti, Abidin Kaloshi, Hajdin Xhaka, Beqir Muharremi, Abaz Jahoja, Hajdin Liçi, Hajdin Meti, Alil Shahini, Dalip Arifi, Baki Neli, Sheza Muka, Sefadin Xhaka, Shukri Can Muharemi, Sefer Braha, Hasan Braha, Sabri Dini, Shaban Kasa, Rufat Xhaka, Osman Xhaferri, Fahik Saliu, Destan Sulejmani, Brahim Vuli, Ahmet Xhaferri, Hamit Dedja, Hasan Limani, Mislim Xhaka,Veli Kasa, Isa Neli, Hasan Kiska, Dervish Halimi, Ismail Muçku, Bajram Çupi, Ali lush Çupi, Husku i Garanes, Baki Ipçja, Medin Letniku, Isa Sadik Premka,Vahid Çeliku, Dervish Llokaçi….e shumë të tjerë emrat e të cilëve do ti botojmë në një botim te posaqem dhe te interesohemi qe te mos na mbesi dikush pa e shenuar. Le të mos harrohen emrat e atyre që shkuan kurban për ne…….