Shkup, 114 gjoba për vozitje të shpejtë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (14.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 176 shkelje, prej të cilave 114 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për mos vënien e rripit të sigurisë.

Janë shqiptuar edhe katër gjoba për përdorim të telefonit, 2 për mos respektim të këmbësorëve , katër për kalim në të kuqe në semafor dhe 20 për parkim të parregullt.