Nga 14 maji në Greqi mund të udhëtoni me PCR test negativ ose me vërtetim se keni marrë vaksinën anti-virus

Nga 14 maji qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë për në Greqi, me PCR test negativ jo më të vjetër se 72 orë, ose me vërtetim se e kanë marrë vaksinën anti-Covid-19. Këtë informacion sot e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, transmeton TV21.

Këto informacione ia ka dhënë ministri grek për Turizëm, Haris Teogaris në bisedën e fundit telefonike që e kanë pasur javën e kaluar.

Tani për tani nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të jetë në grupin e vendeve ku shtetasve do t’u lejohet hyrje në Greqi edhe me test të shpejtë negativ. Filipçe tha se për këtë pret vendim nga Qeveria greke.