Sonte prezantova në koncertin vjetor të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare.

Ngjarja e sontme është metaforë e krejt jetës kulturore që e kemi pasur gjatë këtij viti.
Në të vërtetë, përfundimi i këtij viti konsiston me suksesin e operës shqiptare “Skënderbeu”, me themelimin e teatrit në Gostivar dhe me institucionalizimin e Teatrit për Fëmijë në Shkup.
Për mua ky vit ka qenë i pasur me jetë kulturore, sepse atë e kanë bërë të pasur punonjësit e kulturës, artistët dhe artdashësit. Andaj, kjo mirënjohje është për ata dhe atyre u detyrohemi me përulësi. Ne e kemi bërë vetëm detyrën tonë, për të cilën jemi të ngarkuar dhe asgjë më shumë. Sepse, Ministria e Kulturës nuk ka kuptim pa njerëzit e kulturës. Prandaj, me këtë rast dua t’i përgëzoj dhe falënderoj të gjithë ata që me kaq përkushtim, zell e vetëmohim punuan që viti 2019 te jetë viti i kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Fotografia e Hysni Ismaili
Fotografia e Hysni Ismaili
Fotografia e Hysni Ismaili
Fotografia e Hysni Ismaili