Zaev: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë fillon në tremujorin e parë të 2020-tës

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë do të filloj në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, kështu njoftoi kryeministri Zoran Zaev në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, që transmetohet në Alsat. Sipas kryeministrit procedura rreth tenderit ka përfunduar dhe pritet përzgjedhja e kompanive që do të kryejnë ndërtimet.

“Në tre muajt e parë të vitit 2020 do të filloj zbatimi praktik i ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë. Pse? Për shkak se ofertat janë dorëzuar, kemi kompani, në konkursin e parë nuk kishte kompani, tani kemi kompani dhe do të bëhet përzgjedhja dhe mund të fillojnë të punojnë. Ashtu që, në janar, shkurt, mars, këto janë tre muajt e parë të vitit do të filloj ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.