Soni Malaj shkëlqen pranë pemës së Krishtlindjeve

Soni Malaj është bërë gati për festat e shumëpritura të fundvitit.

Këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi të këndshme pranë pemës së Krishtlindjeve ku edhe ka shprehur një dëshirë.

E veshur kuq e zi, Soni dukej në formë të mirë dhe goxha atraktive.

“Krejt çka dua për Krishtlindje je ti”, ka shkruar Soni në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, “Shije tradhtie” mban emrin projekti i saj i fundit me të cilën mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.