Sondazhet e kioskeve të Grubit!

Shkruan: Adnan AZIZI

Sa herë që në BDI shpërthen një skandal, një rast korruptiv, aferë kriminaliteti dhe kjo e fundit vulë NON GRATA për një ndër figurat kyçe të BDI-së nga ana SHBA-ve, na paraqitet parashutisti dhe supermeni i BDI-së Artani Grubi me anketat e tij famoze, “motivuese” dhe improvizuese gjoja se BDI ka rejting elektoral. Këto anketa dhe lajme Babadimri që Artani i nxjerr nga thesi për ta mbajtur artificialisht BDI ende si parti e cila dikur zinte vendin e parë, si beson askush më.

Ai përmes këtyre pakove (anketave) të ‘Babadimrit’ dëshiron ti mbaj në disponim ithtarët dhe ndjeksit e tij dhe të defokusoj opinionin nga ngjarjet reale që çdo ditë po dalin në mejdan të vjedhjeve e hajnis, kriminalitetit dhe shpalljes së alarmit nga ambasadorja e SHBA- së dhe BE për korrupsion masiv, për keqpërdorim të pushtetit dhe kapjes së gjyqësorit e nepotizmit gjithandej nga kapot e lartë të BDI-së që kanë filluar ti marin VULAT e Non Grata!

Artan Grubi vazhdon ta mbulojë plasaritjen që i ndodh BDI-së në çdo degë duke e minimizuar dhe anashkaluar skandalit tjetër të denoncimit për likudim me jetë të kryetarit të Komunës së Çairit dhe deputetit Izet Mexhiti, në vend që të reflektojë dhe te distancohet nga veprimtaritë korruptive dhe kriminale, ai me Grupin SRMN vazhdojnë të dërgojnë porosi “Ne përsëri jemi favorit ” nga anketat e kompjuterit të tij.

Është e vërtetë qe ju e mbani flamurin dhe jeni kampion, ama për vjedhje, hajni e korrupsion, nepotizëm dhe amoralitet, dëbim të rinisë shqiptare nga vendlindja. Të jem korekt dhe i sinqertë, e pranoj në këtë drejtim ska kush ua kalon kompanisë tuaj dhe pronarit të saj Grubi – Ahmeti!

*Autori është sekretar organizativ i Lëvizjes BESA