Erdogani i shpreh mbështetjen Putinit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është bërë një nga liderët e parë të shteteve të fuqishme që i ka shprehur mbështetjen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi forcat mercenare Wagner kanë hyrë në territorin rus dhe po ia mësyjnë Moskës, ka raportuar media shtetërore ruse.

Erdogani ka biseduar në telefon me Putinin para pak minutash, ndërsa i ka shprehur mbështetjen liderit rus.

Erdogani vazhdimisht ka mbajtur lidhje të forta me Putinin, pavarësisht pushtimit rus të Ukrainës.

Liderët e tjerë perëndimorë kanë thënë se janë në dijeni për situatën, por ende nuk kanë dalë me reagime publike.

Gjatë së premtes, grupi Wagner ia ka mësyrë Moskës pasi akuzuan udhëheqjen ushtarake ruse se ka dështuar në pushtimin e Rusisë. Putini ka premtuar ndëshkim për “këta rebelë”.