Snopçe: E vërteta për Korridorin 8-të (Video)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka deklaruar se ASH-ja e ka përkrahur korridorin 8-të sepse ka qenë kërkesë e NATO-s, ndërsa sipas tij, të tjerët nuk kanë bërë asgjë për këtë projekt.

“Shumë flitet këtu për korridorin 8-të. Aleanca për Shqiptarët e ka përkrahur korridorin 8-të sepse ka qenë kërkesë ekskluzive e NATO-s, ndërsa ju nuk keni bërë asgjë për korridorin 8-të. Sa i përket korridorit 8-të ju informoj se mbetet fakt i pamohueshëm se pjesa e vetme e këtij korridori Shkup-Tetovë-Gostivar është ndërtuar në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Për pjesën tjetër kur keni qenë ne qeverinë në vitin 2013, keni marrë kredi prej qeverisë kineze, respektivisht partisë komuniste kineze prej 600 milion eurove dhe këto para i keni dërguar një firme të qeverisë kinze, respektivisht të partisë komuniste kineze. Interesant është fakti që korridori 8-të u devijua në atë kohë me qëllim që Struga të ngelet zorrë qorre siç ka ndodhur me Dibrën”, u shpreh Snopçe./Gazeta LAJM