Kaevski: Qytetarëve nuk duan zgjedhje të parakohshme çdo vit

Deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski sot deklaroi se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kaevski thotë se zgjedhjet do të jenë të rregullta, respektivisht do të mbahen në vitin 2024.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të rregullta në vitin 2024. Kjo Qeveri ka kapacitet të plotë dhe në periudhë prej dy viteve e gjysmë që pason t’i zbatojë të gjitha reformat, proceset, projektet dhe tërë atë që do të thotë mirë për qytetarët dhe për përmirësim të standardit të tyre, tha deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencë për shtyp, ai tha se qytetarëve nuk u nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare çdo vit që plotësisht do t’i ndalojë proceset e sistemit.

“Në pjesën e kalkulimeve dhe në pjesën e të gjitha atyre akuzave të rrejshme dhe pranim të ofertave, ajo është hipokrizi të cilën e ka VMRO-DPMNE-ja, e tërë kjo me qëllim që të nxjerrë zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat qytetarëve për momentin nuk u duhen. Qytetarëve nuk u duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare çdo vit dhe me këtë do të thotë frenim i proceseve të sistemit, por përkundrazi, u u nevojitet e tërë ajo për të cilën u angazhuam, përkatësisht zbatim i programit qeveritar, masave të cilat do të thonë jetë më të mirë, standard më të mirë dhe përballje më e mirë me krizën energjetike dhe shëndetësore, e me atë rast edhe krizën ekonomike me të cilën po përballet shteti”, tha Kaevski.