“Sloboda prevoz” do ta ankimojë vendimin e Qytetit të Shkupit për shkëputjen e kontratës

Lenin Jovanovski nga “Sloboda prevoz” sot pasdite përmes një komunikate për media informoi se kompania në lidhje me informacionet për ndërprerjen e kontratës mes të Qytetit të Shkupit dhe “Slloboda prevoz”, do ta ankimojë këtë vendim të njëanshëm para organeve kompetente, përkatësisht në gjykatë.

Qyteti i Shkupit pasdite kumtoi se sot është shkëputur kontrata me shoqatën e transportuesve privat “Slloboda prevoz” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për obligimin për dhënie të vazhdueshme dhe të papengueshme të shërbimit publik për transport të udhëtarëve. “për fat të keq, ‘Slloboda prevoz’ më shumë se dy ditë në vazhdimësi nuk e kreu atë obligim kontraktues, me çka për shkak të mosrespektimit të kontratës, e njëjta është shkëputur”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Prej atje u bëjnë thirrje të gjithë transportuesve privat të paraqiten në konkursin publik që do të publikohet gjatë javës së ardhshme.