Sllovenia e mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE!

Sllovenia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, bën të dituri zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi pas takimit me Ambasadorin slloven Millan Predan.

Grubi shton se të dy vendet vazhdojnë të promovojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.

“Miqësia midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë është në nivel të lartë dhe vazhdon përmes mbështetjes sllovene për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe si partnerë në NATO, të dy vendet vazhdojnë të promovojnë bashkëpunimin e mirë në fushën e ekonomisë. Këto ishin vetëm një pjesë e bisedës që sot zhvillova me ambasadorin e Sllovenisë z.Millan Predan.

Me ambasadorin Predan diskutuam edhe rreth rëndësisë që Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia të mbeten të përkushtuara me qëllim krijimin e kushteve edhe më të mëdha të bashkëpunimit në më shumë fusha në mënyrë që të arrijnë sukses në zhvillimin e qëndrueshëm, qeverisjen e mirë dhe arsimin modern”, shkruan Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.