Sky Sports: Eriksen kryen me sukses testet mjekësore te Brentford

Danezi pasi ndërpreu kontratën me marrëveshje me Interin, është shumë pranë rikthimit në Premierligë te skuadra e Brentfordit.

 

Eriksen ka kryer me sukses testet mjekësore te “Bletat”, kështu se paku raporton mediumi anglez “Sky Sports”.

Raporti shton se pasi testet mjekësore kanë përfunduar me sukses, lojtarit pritet të nënshkruajë kontratën me skuadrën angleze.

Ndërkohë, orët e ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtarizimi./Lajmi.net/