Mungoi në Për’puthen, Bora tregon për gjendjen e saj shëndetësore

Natën e parë u zëvendësua nga konkurrentja Ana Lleshi, kurse mbrëmë nga opinionistja Elona Duro, shkruan lajmi.net.

 

Shkaqet e mungesës së saj kishin të bëjnë me shëndetin, gjë që tregoi edhe vetë moderatorja.

““Faleminderit shumë për mesazhet që më keni dërguar. Unë kam qenë shumë sëmurë gjatë këtyre ditëve, me temperaturë të lartë, deri në dyzet, por ka nisur përmirësimi dhe shpresoj të jem sa më shpejt në Për’puthen. Ju puth fort të gjithëve, nga larg, që mos t’ju ngjis ndonjë gjë”, shprehet Bora, teksa e ëma i futet në dhomë për t’i sjellë antibiotikët.

Kujtojmë se Bora kishte munguar edhe para disa javësh pasi që i ishte nënshtruar një operacioni.

Ndryshe, moderatorja kohët e fundit ka qenë edhe mjaft e përfolur për historinë e trekëndëshit Donald-Bora-Beatrix.

Tani që jemi afër finales nuk dihet se si do shkojnë gjërat pasi Donaldi të dalë nga Big Brother Vip./Lajmi.net/