Skuadra nga Turqia dhe Kroacia kërkojnë yllin e klubit Struga Trim Lum

Futbollisti i skuadrës maqedonase, Struga Trim&Lum, Arlind Shabani edhe pse vetëm 19 vjeçar po mahnitë të gjithë me performancat e tij.

Shabani është nga qyteti i Obliqit dhe këtë vit u transferua në skuadrën elitare të Maqedonisë së Veriut.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Performancat e tij nuk i kanë ikur agjentëve dhe skuatëve të skuadrave evropiane. Indeksonline mëson se 19 vjeçari është bërë cak i skuadrave nga Turqia dhe Kroacia.

Po ashtu Indeksonline mëson që edhe skuadra maqedonase, Makedonia GP ka shprehur interesim për të.

Image may contain: 1 person, outdoor

Shabani në Kosovë ka luajtur për skuadrat si Trepça 89, Ramiz Sadiku dhe KEK-u. Skuadra ku tash ai luan, Struga Trim&Lum, është në pozitën e katërt në ligë dhe është në gjysmë-finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Arlind Shabani pritet që në të ardhmen të jetë një aset i shtuar për kombëtaren e Kosovës. Ai ka marrë nofkën “Luka Modrici kosovar” për shkak të pamjes dhe lëvizjeve të ngjashme me ish-fituesin e “Topit të Artë”./Indeksonline/

Image may contain: 2 people, including Arlind Shabani, people playing sports and outdoor