Lëshohet në përdorim bulevardi Bosna e Hercegovina, lidh tri komuna të Shkupit

Sot me kënaqesinë më të madhe dua t’ju njoftoj që më në fund edhe oficijalisht e lëshuam në perdorim bulevardin Bosna dhe Hercegovina, njoftoi kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Investimi në keso lloj bulevardesh në këtë pjesë të qytetit në të kaluarën ishte e pa imagjinueshme, ndërsa sot, këtu kemi një bulevard i cili i plotëson të gjitha kushtet që një rruge moderne duhet ti plotësojë”, deklaroi Shilegov.
Gjatesia e tërësishme e bulevardit është 1.7 kilometra, në të ka 6 linja për vozitje, ka gjelbërim në mes të rrugës dhe në skajet e trotoareve, rrugë për bicikleta dhe rruge për këmbësorë. Njëherit ka edhe ndriçimkomplet të ri dhe të sofistikuar.

“Një fakt interesant është se ky bulevard lidh tre komuna (komunën e Cairin, komunën e Butelit dhe komunën e Shuto Orizarës) komuna këto në të cilat dominojnë tre komunitete të ndryshme që vetëm konfirmon karakterin multietnik që ka qyteti jonë e sidomos kjo pjesë e qytetit”, theksoi Shilegov.