Skivi befasohet nga fansat, ia publikojnë këngën e arkivit të 2016-ës

Një fanse ia ka publikuar këngën nga arkiva Skivit.

Në Youtube tani gjendet një projekt muzikor i pa dëgjuar i Skivit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo ndryshe nga herët e tjera, tani nuk ishte vetë reperi ai i cili e ka lansuar projektin muzikor, por kënga u mor nga një fanse nga arkiva e tij e 2016-ës.

“Come back” titullohet kënga të cilën ua sjellim në vazhdim bashkangjitur me një tjetër artikull i cili zbulon të rejat e labelit të ri në krye me Skivin.