Anjeza Shahini i organizon festë të veçantë vajzës për 1 vjetorin e lindjes

Vajza e Anjeza Shahinit u bë 1 vjeçe.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Instagram se i ka organizuar vajzës së saj festë të veçantë me rastin e 1 vjetorit të lindjes, shkruan lajmi.net.

Ajo i ka falënderuar të pranishmit të cilët iu bashkuan festës.

“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bët edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne. 🙏🙌❤️ “, ka shkruar Anjeza në një postim në Instagram ku edhe e ka publikuar një foto me vajzën e saj.

Sa i përket muzikës, Anjeza është distancuar tash e një kohë.