Hajdutët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë 50 milionë paund nga banesa e Tamara Ecclestone në Kensington.
Vajza e ish-shefit të Formula 1, Bernie Ecclestone, raportohet se është e tronditur nga grabitja e së premtes.
Sipas The Sun, unazat dhe vathët të markës Cartier, me vlerë 80 mijë paund, ju dhanë trashëgimtares si dhuratë për martesë.
Deri tani nuk ka pasur asnjë të arrestuar për ngjarjen.
“Tamara dhe familja e saj janë mirë por të zemëruar dhe tronditur nga incidenti,”- tha një zëdhënës.
Eccleston e bleu shtëpinë me 55 dhoma në Kensington në vitin 2011 për 45 milionë paund, sipas revistës Forbes.
Gjithashtu ajo pagoi miliona paund për rinovimin e pronës duke përshirë brenda saj një vaskë kristali, një klub nate private, një bowling, një pishinë nëntokësore, një sallon bukurie, një banjë qensh dhe një ashensor për makinë.