Çmimet e benzinës por dhe dizelit mbetën të njëjta, rritje nga mesnata do të shënoj vetëm mazuti, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Edhe këtë javë benzina EuroSuper BS- 95 do të shitet për 67 denarë për litër, EuroSuper BS-98 edhe më tej do të shitet për 69 denarë derisa EuroDizeli do të shitet për 61.5 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së për 0.929 denarë për kilogram rritet çmimi i mazutit M-1 NS dhe do të kushtoj 35.407 denarë për kilogram.