Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, protestohet kundër hapjes së klubit bullgar

Situatë e tensionuar në qendër të Ohrit, në vendin ku ka filluar protesta kundër hapjes së qendrës kulturore bullgare “Car Borisi III”.

Protestuesit përdorin sloganet “fashist, vrasës, tatar”.

Protestuesit e pranishëm bëjnë thirrje kundër personave që marrin pjesë në hapjen e klubit bullgar, ndërsa hedhin edhe me gjësende drejt objektit.

Disa protestues janë përballur edhe me policinë.

“Turp për Maqedoninë dhe të gjithë ata që lejuan këtë”, theksoi një protestues.

Protesta filloi në kohën e përcaktuar në hapjen e klubit bullgar në orën 12:00.

Organizator i kësaj proteste është partia “E Majta” e cila përkrahet edhe nga VMRO-DPMNE.