Ambasadori Abbott uron Kurtin, thotë se qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ambasadori, Abbott ka thënë se është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit.

“Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Me 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë Kosovarëve”, thuhet deklaratën e ambasadorit Abbott.