Kryetari i Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, Marjan Kicev në emër personal dhe në emër të të gjithë anëtarëve të sindikatës, me rastin e 18 Gushtit, Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u dërgoi urim pjesëtarëve të Armatës.
“Angazhimi juaj i pakursyeshëm dhe përkushtimi në kohë të pandemisë së shpallur të Kovid-19, e dëshmojnë dhe konfirmojnë profesionalizmin Tuaj dhe kontribuojnë drejt avancimit të paqes dhe të sigurisë për të gjithë qytetarët”, thuhet në urim, në të cilin u dëshiron fat dhe sukses, si në angazhimet personale, ashtu edhe në ato profesionale.
“Urime Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, 18 Gushti”, qëndron në fund të urimit dërguar nga kryetari i SPM, Marjan Kicev. /MIA