Sinan Vllasaliu përfundon xhirimet e këngës së re

Sinan Vllasaliu përmes një fotografie të publikuar në storien e tij në Instagram bëri të ditur se ka finalizuar këngën e re, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, ai tregoi se edhe për këtë këngë ka bashkëpunuar me Emracom.

“Përfundoi, kënga e re”, shkruan në imazhin e postuar.

Ndryshe, si projekt të fundit këngëtari ka bashkëpunimin me Vjollca Haxhiun “Hala të du” publikuar dy muaj më parë./Lajmi.net/