Rita Ora publikon prapaskenat e fotosesionit për “ShoeDazzle”

Rita Ora ka publikuar linkun në storien e saj në Instagram në të cilën ka mundësuar të shihen disa nga prapaskenat e realizimit të fotosesionit, shkruan lajmi.net.

Artistja e njohur me famë botërore ka reklamuar një numër këpucësh duke u nisur nga çizme dhe ato verore.

Në videon e publikuar, Rita duket në super-formë teksa merr poza të ndryshme duke i dhënë vëmendjen këpucëve.

Ndryshe, Rita Ora pas skandalit në ditëlindjen e saj për mbajtjen e festës në kohë pandemie është rimëkëmbur dhe po vazhdon të jetë e suksesshme me realizimin e projekteve muzikore edhe pse mori kritika të shumta pothuajse nga shumë fytyra të njohura publike./Lajmi.net/