Sulmuesi i Manchester Cityt, Bernardo Silva ka zbuluar se dëshiron të rikthehet në Portugali për një apo dy vjet.
Portugezi shprehu dëshirën për t’u larguar nga “Etihad Stadium” verën e kaluar për arsye personale, por në fund mbeti me “Qytetarët” dhe ka qenë një lojtar kyç për klubin këtë sezon.
Silva besohet të jetë i pakënaqur me stilin e përgjithshëm të jetesës në Angli, megjithatë dhe 27-vjeçari ka pranuar se dëshiron të kthehet në atdheun në të ardhmen e afërt, potencialisht për t’u ribashkuar me Benfican.
“Më mungon shumë Portugalia. Nëse do të mund të kthehesha pas një ose dy vitesh, do ta bëja. Jo vetëm sepse do të doja të luaja përsëri për Benfican, por sepse më mungon shumë familja ime dhe jeta në Portugali”, tha Silva për “Channel”.
27-vjeçari ka qenë jetik për suksesin e Man City këtë sezon, duke bërë 38 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 10 gola dhe katër asistime në këtë proces.
Silva erdhi përmes sistemit të të rinjve në Benfica përpara se të përfaqësonte ekipin e parë në tre raste përpara një kalimi në Monaco.
Sulmuesi i gjithanshëm ka fituar tre tituj të Premierligës, një FA Cup dhe katër trofe të Carabao Cup gjatë kohës në “Etihad Stadium”, duke bërë 239 paraqitje në këtë proces.