Real Madrid është një ndër skuadrat që është duke bërë përpjekje për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sidoqoftë, “Goal” raporton që Real Madrid ka frikë që do e humbas norvegjezin shkaku që ky i fundit është i shqetësuar që të ndajë dhomën e zhveshjes me Karim Benzema dhe Kylian Mbappe.
Haaland është një ndër yjet më të komentuar për momentin dhe falë formës së mrekullueshme ka bërë që të ndiqet nga klubet si Man City, Man United, Barcelona, PSG dhe Bayern Munich.
Cila është situata?
Real Madrid është i sigurt që do e transferojë Kylian Mbappe si agjent të lirë në verë, me sulmuesin që ende nuk ka shfaqur asnjë sinjal që dëshiron të qëndrojë në “Parkun e Princave”.
Haaland ishte prioritet tjetër i Real Madridit, por tani duken skeptikë për ta bindur të vazhdojë karrierën në “Santiago Bernabeu”.
Norvegjezi nuk është i sigurt që do jetë hapi i duhur për karrierë me Mbappen dhe Benzeman, ngase dëshiron të jetë lojtari kryesor në skuadër.
Man City në pozitën më të mirë
Bordi i Real Madridit gjithashtu frikësohet që Haaland do kalojë te Manchester City, skuadër tek e cila, babi i lojtarit luajti ndër vitet 2000 dhe 2003.
Raportohet që klubi nga Premierliga i ka ofruar kontratë afatgjatë sulmuesit që do e bënte futbollistin më të paguar në kampionatin anglez dhe Dortmund beson që Haaland do transferohet në “Etihad” sapo të rihapet afati veror.
Sidoqoftë, destinacioni i preferuar për Haaland mbetet Madrid dhe nën disa rrethana më ndryshe, pra situata mund të ndryshojë kur të bëjnë ofertë zyrtare me agjentin Mino Raiola që është në kontakt me disa palë për këtë marrëveshje të mundshme.