Sijatro: Më së voni në qershor Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në

I uroj Maqedonisë së Veriut që javën e kaluar e mori harmonizimin për fillimin e negociatave me BE-në dhe që u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Ne në Këshillin e Evropës do të tentojmë të veprojmë më së voni deri në maj për ta përmbyllur kornizën për negociatat dhe më së voni deri në qershor të fillojmë me vetë negociatat. Ne shumë mirë e dimë sa është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të mbizotërojë paqe dhe bashkëpunim reciprok dhe këto punë na përafrojnë ndaj kësaj, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze Peter Sijatro, i cili gjendet për vizitë në Shkup, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Shefi i diplomacisë hungareze informoi se ka sjell donacion për shërbimet shëndetësore në vend, me qëllim të përballjes me krizës të shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa në kontekst të asaj u përqendrua edhe në çështjen me emigrantët.

“Nuk guxojmë të harrojmë as në kuadër të sfidave të krizës me koronavirusin se është një sfidë tjetër e madhe. Edhe presioni i emigrimit në kufirin turko-grek edhe më tej është një situatë shumë e ndërlikuar. Policët hungarezë së bashku me policët e Maqedonisë së Veriut në kufi vetëm këtë vit kanë penguat të paktën 5.600 tentime për kalim të paligjshëm. Ne jemi shumë krenarë për policët tanë sepse në rotacione të ndryshme përmes 1.300 policë kanë shërbyer në kufirin maqedono-grek dhe i thash kolegut tim Dimitrov se edhe më tej Maqedonia mund të konsiderojë në ndihmën e policëve hungarezë”, tha Sijatro.

Ai theksoi se Hungaria zhvillon politikë përgjegjëse ndaj fqinjëve dhe tani më ka siguruar ndihmë për Slloveninë, Kroacinë dhe Serbinë dhe tani, siç tha, për Maqedoninë e Veriut, sepse nëse këto shtete dobësohen në çfarë do pikëpamje, atëherë edhe kapacitetet e tyre për mbrojtje zvogëlohen dhe nëse në një situatë të tillë përballen me një presion të emigrantëve atëherë në atë rast nuk do të mund ta pengojnë atë presion.

“Ne kemi interes të madh me atë presion të emigrantëve që të përballemi sa më larg nesh”, ka thënë Sijatro.

Shefi i diplomacisë hungareze theksoi se kanë arritur ta sjellin ndihmën sepse bashkëpunimi me Hungarinë dhe Kinën në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë efikase funksiono dhe vazhdimisht arrin pajisje mjekësore në territorin e Hungarisë.

“Ne, javën e kaluar faktikisht kemi blerë nga Kina një fabrikë për prodhimin e kësaj pajisje e cila do të prodhojë maska mbrojtëse. Tani më makinat janë instaluar dhe shumë shpejtë do të fillojë me prodhimtari, ashtu që është e mundur që Maqedonisë së Veriut t’i ofrojmë edhe ndihmë konkrete”, theksoi Sijatro.

Lidhur me solidaritetin mes vendeve anëtare të BE-së për përballje me koronavirusin, Sijatro thotë se pas mposhtjes së virusit do të duhet të nxjerrin mësime për atë si ka funksionuar ajo dhe nëse nuk ka funksionuar solidariteti i BE-së.

“Filloni negociata me BE-në prandaj nuk dua t’ua marr dëshirën për anëtarësim në union, por duke e pasur parasysh luftën kundër koronavirusit është dëshmuar se më së miri funksionojnë ato përgjigje të cilat çdo shtet i mban për vete. Për fat të keq, koordinimi mes shteteve anëtare të BE-së ishte shumë i ngadalshëm dhe prandaj shtetet janë lënë që të luftojnë personalisht. Kuptohet, ne i mbështesim të gjitha përpjekjet e BE-së që shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u ofrojmë ndihmë më efikase. Kuptohet, ne e mbështesim edhe atë që BE-ja Maqedonisë së Veriut t’i ofrojë ndihmë më të madhe. Ajo që është fakt është fakt, çdo shtet evropian, pothuajse edhe çdo shtet në botë në mënyrë të ndryshme lufton sepse kanë sisteme të ndryshme, sisteme shëndetësore dhe shfrytëzojnë mjete të ndryshme për luftën kundër koronavirusit”, vlerësoi Sijatro.

Sipas tij, tani më së shumti flitet për fondin shëndetësor, por ka front tjetër ku politika ekonomike duhet të përshtatet.

“Ne dje në seancën e Qeverisë tuaj sollëm një plan ekonomik në të cilin përgjigje jepen në nivel kombëtar dhe se nëse BE-ja mund këtu të kontribuojë diçka për përballje me krizën ekonomike, kjo është vetëm mirë. Shpresoj se këto negociata do të jenë efikase. Sipas meje, BE-ja ka detyrë më të rëndësishme në këtë pikëpamje për t’i përshtatur ligjet e veta lidhur me ekonominë dhe t’i përshtatë ashtu që ata në mënyrë më të madhe të mundshme t’i mbështesin eksportin dhe investime e huaja në shtetet e veta”, ka thënë Sijatro.

Dimitrov nga ana e tij tha se në kohën e pandemisë globale të virusit KOVID-19 dhe masave rigoroze shëndetësore të orientuara ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjes së qytetarëve dhe praktikisht shëndetit publik në tërë botën, takimet me kolegët e tij realizohen edhe në kushte të jashtëzakonshme.

“Edhe në kushte të tilla me kolegun tim të dashur Peter duam të konfirmojmë se seriozisht jemi të përkushtuar në solidaritetin dhe bashkëpunimin mes Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë së bashku për ta tejkaluar këtë sfidë të përbashkët dhe krizën me të cilën përballet edhe kontinenti ynë Evropa dhe më gjerë. Me këtë qëllim është edhe vizita dhe ndihma e sotme që ka arritur së bashku me ministrin Sijatro nga Hungaria për të cilën jemi falënderues”, ka thënë Dimitrov.

Theksoi se koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë në nivel rajonal edhe me BE-në do të jenë faktorë të rëndësishëm për përballje me koronavirusin.

“Dëshiroj gjithashtu ta falënderoj Peter edhe për mbështetjen lidhur me aspiratat tona 30 vjeçare që të anëtarësohemi në NATO. Pothuajse jemi parë përmes video konferencave në takimin e fundit ministror të Këshillit Veriatlantik, ndërsa dua ta falënderoj edhe për mbështetjen për marrjen përfundimtare të vendimit politik nga ana e BE-së që t’i fillojmë negociatat aderuese. kishim një bisedë shumë konkrete telefonike një ditë para mbajtjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. Dëshiroj ta falënderoj për tërë këtë, për atë që këtu është logjike në periudhën plotë me sfida dhe rrethane të jashtëzakonshme, mendoj se kjo vizitë flet shumë më shumë se fjalët në kuptim të miqësisë dhe përkushtimit”, konkludoi Dimitrov. .