Gjendja në Dibër dhe Qendër Zhupa është stabile

Gjendja e sigurisë në rajonin e Komunës së Dibrës dhe Qendër Zhupa ku është shpallur gjendje krize është stabile. Nuk janë regjistruar grumbullime të qytetarëve në vendet publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë dhe nuk ka ndodhur asnjë aksident trafiku, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se në Dibër ka katër persona të rinj në vet-izolim dhe ndaj këtyre personave MPB-ja ka kryer gjithsejtë 68 kontrolle.