Sigurimi i drithërave, një sfidë e tejkalueshme për ekonominë kineze

Gjatë punimeve të dy sesioneve, ku po përcaktohet drejtimet kryesore  për të ardhmen e ekonomisë kineze, vëmendje po merr sigurimi I drithërave, I cili përbën sot një shqetësim për gjithë ekonominë globale. Kina me 9 % të tokës së punueshme  dhe 6 % të burimeve globale të ujit të ëmbël, mban  gati 1/5 e  popullsisë së botës, duke u shndërruar nga një vend që mezi ofronte ushqim për 400 banorët e tij përpara disa dekash, në një vend ku 1.4 miliardë banorë e kanë të tejkaluar problemin e sigurimit të drithërave .
Presidenti Xi Jinping duke folur për këtë çështje në kuadër të diskutimeve që po bëhen në Dy Sesionet  tha se :  Nuk mund të mendojmë  që, sigurimi I ushqimit nuk përbën problem. Nuk duhet të mendojmë se ky problem zgjidhet me anën e tregut ndërkombëtar. Duhet të përmisojmë më tej strukturën përbërëse të produkteve bujqësore, duke stabilizuar prodhimin e drithërave dhe duke zgjeruar rendimentin e bimëve vajore, për të siguruar prodhimin e mbi 650 miliardë kilogranëve drithëra në vit”.
Bujqësia kineze ka njohur një modernizim të shpejtë vitet e fundit, gjë që ka bërë të mundur rritjen e ndjeshme të rendimenteve në kulturat e ndryshme bujqësore dhe sigurimin e drithërave, sfidë e cila u tejkalua, por që mbetet gjithnjë angazhim serioz.