Si t’i eliminoni rrathëve poshtë syve pa kirurgji

Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë. Faktorët që çojnë në shfaqjen e tyre janë të shumtë, shkruan “Living”.

Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. ndikim negativ kanë edhe disa lloj ilaçesh, si dhe orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, keqfunksionimi i mëlçisë, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit, transmeton lajmi.net.

Zakonisht, femrat e mbulojnë këtë problem me pudër apo një lloj kremi që përdoret posaçërisht për këtë zonë. Por duhet ditur se ekzistojnë disa taktika të shëndetshme për të zbehur ngjyrën e tyre, pa pasur nevojë t’u drejtohemi produkteve kozmetike.