Si t’i besohet Bujarit?

Shkruan: Xhevdet Hajredini

Si t’i besohet Bujarit se BDI-ja tani na qenka për integrim të brendshëm dhe të jashtëm, kur deri dje u bënin thirrje shqiptarëve të mos përzihen me “shkijet”, ia ndalonin Zaevit t’u bëjë thirje të votojnë për partinë e tij dhe të paraqiten si mbrojtës të të drejtave vetëm të shqipytarëve, edhe pse është e njohur se për BDI-n, bashkë me ata që marrin paga dhe nuk shkojnë në punë, nuk votojnë as një e treta e shqiptarëve.
Sa për integrimin e jashtëm, mjafton të rikujtohet periudha e pushtetit të përbashkët me Gruevskin, kur shteti u fut në gjendje krize shumë të thellë.Për të dalë nga kjo krizë, u bë i domosdoshëm një presion I fuqishëm dhe I paparë në janar të 2017. të zonjave Angela Merkel, Frederika Mogerinit dhe Viktoria Nuland, si dhe të zotërinjëve Stoltenberg, Donald Tusk e Brajan Hojt Ji deri në afatin e fundit ligjor, vetëm e vetëm që Aliun ta ndajnë nga Gruevski,i cili me dhietë, nga gjithësejt 120 deputetë, e shantazhonte edhe shtetin edhe ndërkombëtarët.