Struga s’ka fare, Në Ohër reparti infektiv në gjendje të rëndë

Ndërsa Struga nuk ka aspak repart infektiv, në Ohër ky repart është në gjendje shumë të keqe, ndërsa kushtet janë johumane për pranimin e pacientëve. Ndërtesa ku është vendosur reparti infektiv është shumë e vjetër dhe para rrënimit, edhe pse këtu gravitojnë më shumë se një mijë pacientë në vit jo vetëm nga Ohri, por edhe nga Struga, Dibra dhe Resnja. Reparti nuk ka as dhoma për izolim të pacientëve me infektime me rrezik të lartë.

Reparti jonë është një nga repartet më të vjetra që asnjëherë nuk është rinovuar. Diku pas vitit 1950 është bërë ky repart. Por, kushtet janë shumë të papërshtatshme”-pohoi Svetllana Aleksieska, shefe e repartit infektiv – Ohër.

Aleksieska thotë se reparti nuk përmbush kushtet as nëse ka nevojë për pranimin e ndonjë pacienti të infektuar me koronavirus. Këtu vijnë pacientë me sëmundje të ndryshme infektive nga gripi i thjeshtë e deri te hepatiti, bruceloza, variçela, madje edhe njerëz të kafshuar nga qentë.

Nevojitet ndihmë nga shteti pak të rinovohet. Pasi gjatë verës kemi të huaj që janë të kafshuar nga qentë ose njerëz që janë lënduar vijnë këtu. Dhe ata janë të befasuar me kushtet në të cilat punojmë ne këtu”-pohoi Svetllana Aleksieska, shefe e repartit infektiv – Ohër.

Ndërsa spitali i Strugës për momentin nuk ka asnjë infektolog.

Spitali në Strugë iu ofron ndihmë mjekësore rreth 60 mijë qytetarë nga e tërë komuna, por edhe qytetarëve nga Dibra dhe Shqipëria.