Tom Kruz dhe ekipi i “Impossible mission 7” vendosen në karantinë në Itali

Aktori hollivudian Tom Kruz dhe ekipi i filmit “Impossible mission 7”, që po xhirohet në Venecia, janë vendosur në karantinë për shkak të koronavirusit që po përhapet nëpër Itali.

Lajmin e transmetoi gazeta “Xherusalem post”, duke iu referuar aktorit britanik Sajmon Pejxh.

Ai thekson se Tom Kruz ka udhëtuar në Itali më 20 shkurt për shkak të xhirimit të vazhdimit të shtatë të filmit “Impossible mission”.

Për shkak të epidemisë nga koronavirusi, që po përhapet me shpejtësi nëpër Itali, i gjithë ekipi i filmit është vendosur në izolim në hotelin “Griti pallas”, transmeton “Xherusalem post”.

Nga atje thonë se askush nga ekipi i filmit nuk është infektuar nga koronavirusi, ndërsa në karantinë do të jenë deri nesër, më 2 mars.

Paraprakisht, mediat transmetuan se xhirimi i bllok-basterit hollivudian është ndërprerë për shkak të përhapjesë së koronavirusit.

Filmi “Impossible mission 7” duhej që nëpër sallat e kinemave të paraqitet në korrik të vitit të ardhshëm, por tani është e pasigurt se nëse termini i planifikuar do të përmbushet.