Si mund ta kaloni epideminë pa pasoja psiqike?

Reaksionet Psikologjike ndaj COVID-19

Ndiheni të stresuar, në ankth apo depresion? Këshillat e paraqitura në tekstin e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë të merreni më me qetësi ngjarjet që na rrethojnë me shpërthimin e koronavirusit COVID-19!
Një larmi reagimesh janë të mundshme të paraqiten në kontekstin e një pandemie të koronavirusit (COVID-19), Pandemia e koronavirusit aktual (COVID-19) është një situatë e veçantë dhe e rrallë për të gjithë ne. Kjo pandemi përveç asaj që prek njerëzit fizikisht, gjithashtu ndikon edhe psikologjikisht. Në këtë lloj konteksti, shumë njerëz do të përjetojnë reaksione stresi, ankthi dhe depresioni.
Ky artikull duhet të shihet si një mjet që mund t’ju ndihmojë të minimizoni pasojat e këtyre llojeve të reagimeve në jetën tuaj.

Çfarë do të thotë stresi?

Stresi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj një situate anormale. Si e tillë, është pjesë e pandashme dhe pako e jetës sonë. Kjo i mundëson trupit tonë të përshtatet me situata të ngjarjeve pozitive dhe negative që ne përjetojmë, si një lindje, martesë, humbje e punësimit, etj. Stresi vjen dhe shkon vetë, në varësi të faktorëve që janë të përfshirë. Për shembull, nëse ndiheni të stresuar në punë, por më pak në shtëpi në mbrëmje ose fundjavë, mund të nxjerrim përfundimin se stresorët janë të lidhur me punën.

Çfarë do të thotë ankthi?

Përkundër frikës, e cila është një përgjigje ndaj një kërcënimi të mirë-përcaktuar dhe real, ankthi është një përgjigje ndaj një kërcënimi të paqartë ose të panjohur. Ankthi manifestohet kur besojmë se një ngjarje e rrezikshme ose fatkeqe mund të ndodhë dhe po e presim atë. Të gjithë përjetojnë ankth në shkallën dhe intensitetin e tyre individual. Mënyra se si perceptohet ngjarja e parashikuar do të ndikojë shumë në intensitetin e përjetimit të ankthit . Kur ne nuk posedojmë asnjë sens kontrolli, ajo mund të na e ngrejë ankthin tonë shumë shpejt.

Simptoma të mundshme që lidhen me stresin, ankthin dhe depresionin!
Reagimet e stresit, ankthit dhe depresionit mund të shfaqen në një larmi mënyrash fizike, psikologjike, emocionale dhe të sjelljes për çdo individ të caktuar.

Çfarë do të thotë depression?
Ndjenjat e trishtimit, zbrazëtisë ose pakënaqësisë Shpërthime të zemëruara, nervozizëm ose zhgënjim, madje edhe për çështje të vogla.
Humbja e interesit ose kënaqësia në aktivitete normale, çrregullime të gjumit, përfshirë pagjumësinë ose gjum të zgjatur.
Lodhja dhe mungesa e energjisë, në mënyrë që edhe për veprimet e vogla kërkon përpjekje shtesë.
Ndryshime në oreks – shpesh zvogëlohet oreksi dhe humbje peshe, por edhe rritje e dëshirave për ushqim dhe shtim në peshë te disa njerëz.

Të gjitha këto simptoma të stresit, ankthit dhe depresionit janë shumë normale në kontekstin e një pandemie.

Mënyrat për të menaxhuar situatën
Shumica e njerëzve kanë burime dhe forcë mendore për t’u përshtatur me këtë lloj situate. Së pari duhet të mbështeteni në atë se si zakonisht përshtateni në situata të vështira.

Këtu janë disa mënyra të tjera që mund të ju ndihmojnë të minimizoni pasojat e këtyre reagimeve në jetën tuaj të përditshme
Qëndroni të informuar
Jini të kujdesshëm ndaj raporteve të lajmeve sensacionale, lajme nga burime të panjohura ose të dyshimta.
Jepni kohën e duhur vetes për të konfirmuar një informacion të tillë me burime të njohura zyrtarisht.
Gjithashtu është e rëndësishme të qëndroni të informuar në mënyrë adekuate, kufizoni kohën e duhur për të kërkuar informacion në lidhje me COVID-19 dhe pasojat e tij.
Mbingarkesa e informacionit mund të përkeqësojë reagimin tuaj ndaj stresit, ankthit dhe depresionit.

Kujdesu për veten
Jini të vëmendshëm ndaj ndjenjave, emocioneve dhe reagimeve tuaja dhe lejojini vetes t’i shpreheni dikujt që i besoni. Shkruajini ato ose shprehni ato përmes aktiviteteve fizike ose llojeve të tjera.
Përdorni aktivitetin fizik për të mënjanuar stresin dhe të eleminoni tensionin.
Praktikoni zakone të shëndetshme të jetesës si ushqimi i duhur dhe gjumi i mjaftueshëm.
Kufizoni aksesin tuaj ndaj stresorëve.
Lejoni vetes kënaqësitë e vogla të jetës, të tilla si të dëgjoni muzikë, të bëni një aktivitet kreativ ,të lexoni, të shikoni filmin tuaj të preferuar etj.
Qëndroni në kontakt me njerëzit që ju bëjnë të ndjeheni mire.
Rikujtoni vetes për strategjit që keni përdorur në të kaluarën për të tejkaluar sfidat e vështira.
Vendosni kufij për veten tuaj, të tilla si refuzimi i një detyre që nuk doni të bëni.
Mësoni të delegoni dhe lini të tjerët t’ju ndihmojnë.

Kur duhet të kërkoj ndihmë?
Në përgjithësi, kapërcimi i reagimeve ndaj stresit, ankthit dhe depresionit është i mundur. Megjithatë, disa shqetësime mund të vazhdojnë për disa javë ose muaj, dhe madje të përkeqësohen. Këto shenja mund të nënkuptojnë se burimet tuaja personale nuk mjaftojnë për të menaxhuar shqetësimet tuaja çdo ditë. Kërkimi i ndihmës mund të jetë i dobishëm.

Simptomat fizike
Ndjenjat e mbytjes, rrahjes së shpejtë të zemrës, marramendje, vjellje
Probleme të gjumit
Ndryshim i theksuar oreksi i ulur ose i shtuar, ndoshta i shoqëruar me humbje peshe ose rritje peshe.
Energji e ulët dhe lodhje e theksuar ose rraskapitje e theksuar

Simptoma psikologjike dhe emocionale
Ankthi dhe frikë e ekzagjeruar
Ndjeheni në panik kur dëgjoni që flasin për virusin
Mendime të përhapura negative
Humbja e kënaqësisë dhe interesimi për aktivitete që zakonisht kënaqeni

Simptomat e sjelljes
Vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme
Shmangia e ndokujt nga jashtë shtëpisë për shkak të frikës së ngjitjes së virusit
Monitorimi me obsesion i simptomave të koronavirusit
Qarje intensive dhe e shpeshtë
Pronocime irrituese dhe agresivitet, konflikt me anëtarët e tjerë të familjes
Pamundësia për t’u përqendruar.

Nëse vëreni tek vetja apo ndonjë anëtarë të familjes simptome të tilla atëherë pa hezituar kërkoni ndihmën e platformës së ofruar nga Qendra Cortex e cila u krijua në bashkëpunim me Komunën e Tetovës , enkas për këtë situate pandemie që qytetart të kenë ku të drejtohen në rastë nevoje të shërbimit psikologjik.
#KUJDES PO
#PANIK JO
Përgatiti: Mr. Nebahat Imeri (Geshtalt Këshilluese/EMI Addvanced).