Si duhet të jetë partneri ideal për Arjola Demirin? Flet aktorja

Aktorja dhe ish banorja e “BBV”, Arjola Demiri, së fundi ishte pjesë e një interviste në “Pardon My French”.

Ajo ka folur për jetën e saj pas përfundimit të këtij spektakli, shkruan lajmi.net.

E pyetur se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, aktorja i tha disa fjalë.

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg.”, u shpreh aktorja.

Gjithashtu, ndër të tjerash ajo zbuloi se çfarë po ndodh me shtëpinë që ju dhurua nga “BBV”.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat.”, tregoi ajo.