“Si derr, e paditur”, debat i ashpër mes Vivienit, Xhulit dhe Stresit

Stresi dhe Xhuli qysh nga dita e djeshme janë përplasur me njëri-tjetrin, e kjo ka të bëjë pasi kjo e fundit u lidh shumë shpejt me Atdheun.

Debatet mes tyre kanë vazhduar edhe sot, teksa është përfshirë edhe Vivien, por jo për Atdheun por për ushtrimet, shkruan lajmi.net.

Gjithçka nisi për ushtrimet fizike pasi Bruno tha se ka zgjedhur sot t’i bëjë me Vivien.

“Kjo rri si derr”, tha Vivien për Xhulin dhe kjo bëri që kjo e fundit të acarohet duke i thënë të ketë kujdes me fjalët.

Më pas inkuadrohet edhe Stresi i cili tha se njeriu më i paditur brenda shtëpisë është Xhuli./Lajmi.net/