“Rrëshqet” Kiara, gjatë bisedës me banorë kërkon të këndohet kënga Butrint Imerit

Kiara Tito, komentohet jashtëzakonisht shumë për rrugëtimin e saj në “BBVA 2”, sidomos për raportin e saj me Luizin.

Moderatorja, brenda shtëpisë ka folur edhe për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin, Butrint Imeri, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht se ajo është afruar me Luizin, mbrëmjen e kaluar ka “rrëshqitur” teksa pa dashje ka kërkuar të këndohet kënga e Butrintit.

E gjitha ndodhi kur banorët ishin në oborr dhe këngëtarja Nita Latifi po ekzekutonte këngë në versionin akustik me kitarë.

Në një moment, asaj iu kërkua të këndojë një këngë të Ledri Vulës, teksa në atë moment Kiara ndërhyn duke i thënë të këndojë këngën që kishte interpretuar një ditë më parë.

Nita ishte ajo e cila e pyeti se për cilën këngë bëhet fjalë dhe Kiara i përgjigjet duke thënë: Atë Dale Dale.

Kjo video është shpërndarë me të madhe, teksa dihet që është bashkëpunim i Butrintit me Kidën dhe Ledri Vulën./Lajmi.net/