Shyhrete Behluli për mbretëreshën e këngës shqipe: Një jetë ia fale këngës

Mëngjesin e sotëm u dha lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Pagarusha vdiq në moshën 86 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme me këngë të pavdekshme në sirtar.

Vdekja e Nexhmijes ka pikëlluar komunitetin artistik dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

Telegrame ngushëllimi kanë shkruar edhe krerët e shtetit dhe shumë prej emrave të njohur të estradës.

Mes tyre edhe Shyhrete Behluli, e cila publikoi një fotografi pranë saj dhe shkruan “Nje jete ja fale kenges,e kenga jote nuk vdes kurre.Do te kujtojme gjithmone o legjende,bilbil i kenges shqipe”.