Takimi Putin-Lukashenko, s’ka marrëveshje për naftën

Takimi i presidentit Vlladimir Putin me kolegun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko sot përfundoi pa marrëveshje për zgjidhjen e kontestit energjetik që i kërcënon marrëdhëniet e afërta tradicionale të tyre.

“Vendosëm që të vazhdojmë këtë diskutim jo një me një, por me edhe me ata që janë të kyçur në këtë proces”, theksoi Lukashenko pas takimit në qytetin rus, Soçi”, theksohet në kumtesën nga kabineti i tij.

Në javët e kaluara, Lukashenko e akuzoi Rusinë, aleatin më të madh të vendit të tij, se tepër e paguan naftën dhe nuk e respekton marrëveshjen për furnizim me këtë karburant.

Mediat shtetërore ruse njoftuan se delegacioni i ministrit të Energjetikës, Aleksandër Novak nuk arriti të takohej për shkak të kushteve të motit të keq.

Gjatë takimit, Putin i kërkoi falje Lukashenkos për mungesën e delegacionit rus.

Lukashenko mbërriti në Soçi një ditë më parë, pas takimit me zyrtarët bjellorusë të energjetikës, gjatë së cilës ai theksoi se Rusia kishte dështuar të jepte sasinë e rënë dakord të energjisë për muajin e kaluar.

“Moska u pajtua të dërgojë dy milion tonë naftë në Bjellorusi dhe “në janar ata dërguan vetëm 500.000 tonë, ose një çerek”, theksoi Lukashenko.

Sekretari i Shtetit amerikan, Majk Pompeo, javën e kaluar vizitoi disa ish republika sovjetike dhe i ofroi Bjellorusisë furnizime me karburant amerikan.

Pompeo është zyrtari i rangut më të lartë amerikan që viziton Bjellorusinë pas disa dekadash.