Ndërroi jetë lokja nga Srebrenica që serbët ia vranë burrin, tre djem dhe dy vëllezër

Gjatë luftërave në ish Jugosllavi kanë ndodhur shumë tragjedi, kurse më e madhja ishte ajo në Srebrenicë. Dje ka ndërruar jetë Fata Alispahiq, të ciles siç shkruan gazeta Avaz, në masakrën e Srebrenicës i janë vrare bashkëshorti Hamdiu, djemt Enveri, Mirveti dhe Mirsadi. Dy të fundit kanë qenë bineq dhe pa i mbushur 18 vite, kurse I janë vrarë edhe vëllezërit Rashidi dhe Senahidi, transmeton Gazeta Lajm. Edhe bashkëshortja e djalit të madh Enverit ka humbur jetën nga granata, deri sa ka kerkuar ushqim për dy fëmijët e vegjël, Kështu që gjyshja e ka marë kujdesin për ta. Ajo ka ndërruar jetë në moshë 75 vjeçare në Ilijash, ku edhe është varrosur sot.