Shumë vende nuk janë ende të gatshme t’i bëjnë ballë epidemisë së pneumonisë virale, të shfaqur në fund të dhjetorit në Kinë dhe që është shtrirë në 15 vende të tjera, paralajmëroi sot GPMB, një organ i kontrollit ndërkombëtar që ndodhet në Gjenevë. Bordi Mbikëqyrës Global i Gatishmërisë (GPMB), një organ i pavarur, i krijuar në vitin 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Banka Botërore, përshëndeti në një komunikatë përgjigjen e shpejtë dhënë deri tani nga vendet dhe OBSH. Ai zbuloi gjithashtu transparencën e Kinës përsa i përket shpërndarjes së informacioneve, përfshirë dhe sekuencën e gjenomit të virusit dhe bashkëpunimi i fortë mes Kinës dhe vendeve të prekura nga epidemia e pneumonisë virale. Ky organizëm është shprehur i shqetësuar nga fakti se shumë vende nuk janë të përgatitura për t’i bërë ballë këtij kërcënimi.

West Side Family do të mbajnë në Pallatin e Kongreseve një koncert për nder të anëtarit të ndjerë të këtij grupi, Dr. Florit.

Këtë gjë e ka konfirmuar Landi Hysi përmes një postimi në rrjete sociale, i cili shkroi fjalë prekëse për të.

“AI
Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant.
Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë.
Kam parë dhe po shoh, kam dëgjuar dhe po dëgjoj dhe nuk dua të rrekem të shkruaj bukur, por për mua ai është dhe do mbetet i pazëvendësueshëm.
#AITribut #DrFlori #WestSideFamily #5Mars #PallatiiKongreseve“, ka shkruar Landi.