Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka publikuar këngën e tij më të re.

“Luj zemër” titullohet kënga më e re e tij, të cilën e solli si bashkëpunim me një artiste tjetër Arbreshën.

Kënga është tejet ritmike, dhe dyshja shihen duke vallëzuar në videoklipin e këngës.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt vjen pas daljes së Bardhit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, ku edhe krijoi lidhje me modelen Sara Gjordeni.

Kujtojmë që dyshja janë të martuar së fundmi dhe janë në pritje të një fëmije.