Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Modelja tejet simpatike dhe e dashur për publikun shqiptar, Gesa Hoti, ka ndarë imazhe fantastike me ndjekësit e saj.

Bukuroshja këto fotografi i publikoi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat ka ndarë momente që ka kaluar gjatë pushimeve.

E njohur për bukurinë e saj natyrale, në njërën nga fotografitë, ajo tregon fizikun e saj të patëmetë, teksa fotografohet thuajse zhveshur, në një pishinë.

Foto: Gresa Hoti/Instagram

Ndër të tjera, Gresa e cila po ashtu shkëlqeu edhe me pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, ndau edhe çaste të tjera të këndshme të cilat i kaloi në pushimet e saj te fundit në Bali.

Kujtojmë që Gresa u lidh me banorin tjetër Andi Artani, gjatë qëndrimit të tyre në BBVK, por lidhja e tyre nuk vazhdoi jashtë. /Telegrafi/

Foto: Gresa Hoti/Instagram
Foto: Gresa Hoti/Instagram