Shuhen dyshimet, Rihanna nis lidhje të re dashurie

Këngëtarja iu ka dhënë fund dyshimeve.

Sipas ‘People’, Rihanna ka filluar një lidhje të re me reperin A$AP Rocky, transmeton lajmi.net.

Ajo u fotografua nga paparazzet në vendlindjen e saj Barbados bashke me reperin. Një burim i afërt i këngëtares bëri të ditur se lidhja e tyre është një fillim i mbarë sepse çdo gjë është duke ecur mirë.

Pas daljes së tyre në një darkë në New York u konfirmua lidhja. Ky raport mes Rihannës dhe reperit vjen pas bashkëpunimit të tyre.

Ndryshe, Rihanna muaj më parë ka qenë në lidhje me Hassan Jammel biznismenin saudit por që lidhja e tyre u ndërpre.