25 raste të reja me COVID-19 në Kinë

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.

Kina raportoi 25 raste të reja me COVID-19 më 30 dhjetor, nga 24 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se 16 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.

Nëntë rastet e transmetuara lokalisht erdhën nga provincat verilindore të Liaoning dhe Heilongjiang dhe kryeqyteti i Pekinit.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, ra në tetë nga 17 një ditë më pare, transmeton lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 87.052, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.