Shtylla e rrëzuar në Dibër rrezikon qytetarët, komuna po e “analizon” problemin (Foto)

Qytetarët e Dibrës ankohen se tani një javë një shtyllë është rrëzuar në lagjen e tyre dhe Komuna nuk po merr masa për evitimin e problemit.
“Janë të rrezikuar qytetarët, fëmijët e lagjes, por nuk ndërmerret asgjë. Komuna thotë se po e analizon problemin”, ka thënë një qytetar i lagjes.

Mosveprimi i organeve ka ngjallë edhe revoltë tek një pjesë e tyre.
“Ose ecni rregullojeni këtë shtyllë, ose i presi krejt telat edhe e largoj vetë. Keni afat deri nesër mbasdite dhe po u afru dikush nuk përgjigjem për pasojat”, ka shkruar në facebook aktivisti i shoqërisë civile në Dibër, Arbëror Velica.