Xhaferi: Parlamentarët do të vaksinohen kur t’u vijë radha

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në konferencë e sotme për shtyp tha se për fat të keq as parlamenti nuk është imun për shkak të pandemisë. Ai tha se në radhët e shërbimit të Kuvendit ka humbur jetën administratori i dytë nga Kovidi gjatë kësaj periudhe. Ai i gjjeti rastin për t’i shprehur ngushëllimet familje së të ndjerit që ka humbur jetën nga Kovidi. Xhaferi tha se parlamentarët nuk kanë asnjë përparësi në vaksinim, por do të presin radhën e vaksinimit si të gjithë qytetarët e tjerë në bazë të strategjisë së vaksinimit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.